Kush Jemi
Kjo sipërmarrje nisi 12 vite më pare. Ideatorët, Armend Topalli dhe Niva Memo sollën një frymë të re në fushën dentare. Në atë kohë nuk mungonin laboratorët e shumtë dentarë por vetëm ideja dhe pasioni i tyre sollën në tregun shqiptar dhe jo vetëm, standartin dhe cilësinë më të lartë të të bërit art me dhëmbin pa humbur magjinë e natyralitetit. Prandaj linja ku ne punojmë është speciale sepse punën profesionale të stafit të AT Dental Group e ndan vetëm një vijë e zbehtë, e papërfillshme nga kurora më perfekte që mund të ketë krijuar nëna Natyrë. Ne luajmë me përsosmërinë! Për ne klienti vjen gjithmonë i pari dhe lumturia e tij e plotë përmbushur nga rezultati final i punës tonë janë sadisfaksioni ynë primar.
Pra ju jeni çelësi! Ky parim është në fokus të AT Dental Group. Ne besojmë se të kuptosh kërkesat dhe pritshmëritë e pacientit përbën 50% të punës. Me ngulm i priremi natyrales sepse të bësh art me dhëmbët do të thotë t’i përafrohesh sa më shumë rregullit të artë të natyrës. Dëshirat tuaja bazuar në dijet tona dhe punën profesionale janë filozofia e vërtetë e një buzëqeshjeje speciale.
Ambientet e Laboratorit
BASHKËPUNO ME NE!
Specifikoni Emër, Klinikë, Kontakt për tu kontaktuar nga laboratori ynë.
Our Team
We work hard for your success